Një aksident dramatik ka ndodhur sot pasdite në unazën jugore të qytetit të Fierit.
Drejtuesi i një mjeti raportohet se ka humbur kontrollin, duke goditur një makinë tjetër të parkuar.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit të parë, i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal të qytetit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu edhe shërbimet e Policisë Rrugore mbërritën në vendngjarje për hetimin dhe zbardhjen e aksidentit. Mbeten të panjohura shkaqet e humbjes së kontrollit të mjetit, që sollën edhe aksidentin.


