Ministria e Punëve të Brendshme është furnizuar me një gjeneratë të re automjetesh të specializuara për matjen mobile të shpejtësisë. Modelet moderne “Ford” janë të pajisura me radarë të integruar, kamera me rezolucion të lartë dhe softuer të avancuar për lokalizimin dhe dokumentimin e menjëhershëm të kundërvajtjeve në trafik.
Automjetet do të patrullojnë në të gjithë territorin e vendit, duke regjistruar tejkalimin e shpejtësisë në zona urbane, rrugë rajonale dhe në autostrada.
Nga MPB-ja ende nuk zbulojnë se kur sistemi do të vihet plotësisht në funksion, si dhe nëse shkelësit e rregullave do të ndalen në vendngjarje apo gjobat do t’u dërgohen përmes postës, siç funksionon aktualisht sistemi “Safe City”.
Mjete të këtij lloji tashmë përdoren gjerësisht në disa shtete evropiane, ku janë dëshmuar si mjete shumë efikase për uljen e kundërvajtjeve në komunikacion.
Fotografitë nga brendësia e automjeteve të reja u publikuan dje nga ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, gjatë vizitës në objektin ku është i vendosur sistemi qendror “Safe City”, me rastin e fillimit të periudhës testuese, gjatë së cilës shkelësit do të marrin njoftime për kundërvajtjet e regjistruara.
Me ndryshimet e fundit të Ligjit për sigurinë në komunikacion, të gjitha kundërvajtjet e dokumentuara përmes pajisjeve teknike – kamera, sensorë dhe mjete regjistrimi – konsiderohen prova të vlefshme. Në fazën e parë, sistemi do të regjistrojë tejkalimin e shpejtësisë, kalimin në të kuqe, patentën e skaduar dhe parkimin e parregullt, ndërsa në fazën e ardhshme pritet zgjerim i listës së kundërvajtjeve.
Data 23.01.2026
Aktuale
- Filipçe do të kërkojë mbrojtje nga BE-ja për linçimin mediatik
- Sot në Kuvend deputetët vendosin për sistemin “Safe City”
- Kosova dhe Shqipëria: Një hap historik drejt paqes dhe bashkëpunimit me SHBA-në
- Aleanca për Shqiptarët kërkon verifikim të zgjedhjes së Xhihan Ahmed në Komisionin kundër Diskriminimit
- Rekomandohet vozitje e kujdesshme shkaku i mjegullës në disa rrugë
- Deputetët sot vendosin për “Safe City”-n
- Ngacmohet seksualisht një grua në Obiliq
- LAMM: Mjegull në disa rrugë, rekomandohet vozitje e kujdesshme


