Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, zhvilloi një takim në Bruksel me Këshilltarin Federal zviceran Martin Pfister nga Departamenti Federal për Mbrojtjen, Mbrojtjen e Popullsisë dhe Sportin (VBS/DDPS).
Rutte përmes një postimi në rrjetin social X, falënderoi shtetin zviceran në misionin paqeruajtës të NATO-s, përmes KFOR-it në Kosovë.
” Ishte mirë të takoja Këshilltarin Federal Martin Pfister dhe ta falënderoja për kontributin e Zvicrës në misionin paqeruajtës të NATO-s, KFOR, në Kosovë. Diskutuam gjithashtu mënyrat për të thelluar bashkëpunimin tonë me Zvicrën”, shkroi Rutte në X.


