Dhjetra protestues nga i gjithë vendi me pankarta të ndryshme dhe mbishkrime u mblodhën para Gjykatës Kushtetuese për të protestuar dhe për të kërkuar që rritja e pensioneve të bëhet në mënyrë lineare dhe jo sipas përqindjes.
Atmosferë
Kërkesa e tyre është që rritja të jetë e njëjtë dhe e barabartë dhe në rritje të mos bëhet dallim mes pensionistëve. Pensionistët kërkuan edhe largimin e gjykatësve kushtetues të cilët janë kundër rritjes lineare.
PENSIONIST
“Rritje sipas përqindjes kërkojnë pensionistët që kanë pensione të larta. Ku mbeti kujdesi për pensionistët që kanë pensione të ulta që në të ardhmen e afërt me këtë pension nuk do të mund ti mbulojnë as harxhimet bazike për jetë. Për këto duhet dikush të shqetësohet”
PENSIONISTE
“Ka formulë që përqindja të dalë e njëjtë. Sipas rritjes së çmimeve dhe standardit jetësorë. Merret ajo përqindje dhe shumëzohet me numrin e përgjithshëm të pensioneve të paguara në nivel republikan dhe ndahet me 340 mijë pensionist. Matematikë e thjeshtë që do të mundësojë që të gjithë të jemi të njëjtë dhe të barabartë”
PENSIONIST
“U qoftë haram buka dhe uji të gjithë atyre që janë këtu. Ajo do ta ketë 90 mijë denarë pensionin dhe i duket pak, tani kërkon edhe përqindje. Kuvendi miratoi ligjin me 79 vota për, pa asnjë kundërshti Reformat janë të patjetërsueshme z. Stanka Trajkovska duhet patjetër të largohet. Një gjyqtare nuk mund tja ndaloj të drejtën popullit”
E të tjerë akuzuan gjykatësit për shkelje të të drejtave themelore të qytetarëve.
PENSIONIST
“Të drejtat themelore duhet të respektohen në vendin tonë. I pari që duhet ti respektoj këto të drejta është gjykata kushtetuese Neni 8, alinea 8 e qartëson siç duhet, humanizëm, solidaritet dhe drejtësi sociale . Pensionistët kërkojnë të drejtë sociale. Na largojnë si tepricë teknologjike me pensione të vogla”
Protestuesit njoftuan se në dhjetor do të organizojnë protesta edhe para Qendrës Informative Europiane. Kjo protestë vjen pasi Gjykata Kushtetuese e hodhi si anti-kushtetues ligji për rritje lineare të pensioneve.
Mevludin Imeri /SHENJA/


