Almira Saiti, studente në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në drejtimin e Psikologjisë, është vlerësuar si studente e dalluar e fakultetit me mesatare 9.89. Ajo është zgjedhur nga Forumi Rinor Islam si studentja më e mirë me mesatare 9.89.
Ky vlerësim për Almirën vjen si rezultat i një përkushtimi të vazhdueshëm akademik. Ajo njihet për seriozitetin në studime, pjesëmarrjen aktive në aktivitete universitare dhe gatishmërinë për të kontribuar në çdo iniciativë që lidhet me fushën e psikologjisë dhe përfshirjen rinore. Performanca e saj e lartë është vlerësuar nga profesorët dhe stafi akademik, të cilët e shohin Almirën si një prej studenteve me potencial të madh profesional.
Në reagimin e saj pas përzgjedhjes, Almira e ka cilësuar këtë moment si një përgjegjësi të re dhe një motivim për të vazhduar punën me pasion dhe qëllim. Ajo ka falënderuar profesorët, kolegët dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë këtij udhëtimi, duke theksuar se arritje të tilla i japin kuptim çdo përpjekjeje.
Fakulteti i Psikologjisë në IBU e ka uruar Almirën për suksesin dhe e ka cilësuar si një shembull që frymëzon studentët e tjerë. Përzgjedhja e saj në Forumin e Rinor Islam shihet si konfirmim i cilësisë së punës së saj dhe i vlerave që ajo përfaqëson brenda komunitetit akademik.


