Zbardhen detaje nga vdekja e papritur e këngëtarit të njohur të muzikës shqiptare Shpat Kasapi.
Mësohet se Kasapi ishte në një koncert në Bologna, teksa nuk u ndje mirë dhe më pas ndërroi jetë. Dyshohet se shkak është bërë ataku në zemër.
Artisti shqiptar nga RMV, i cili prej më shumë se dy dekadash ishte një nga emrat më të dashur të skenës shqiptare, nuk ka arritur t’i mbijetojë sulmit kardiak, ndonëse nuk raportohej të kishte pasur probleme të mëparshme shëndetësore.


