Sot, së bashku me drejtoreshën Mevlide Elezi Kruezi, bëmë inspektim të fasadës së re me efikasitet energjetik në shkollën fillore komunale “Petar Zdravkovski – Penko”.
Vlera e këtij projekti është 11.000.000 denarë.
Me këtë, dukshëm do të përmirësohen kushtet për mësimdhënie, ndërsa njëkohësisht do të kursehet energji.
Po investojmë në shkollat fillore si kurrë më parë.
Kjo është edhe një kërkesë tjetër që e realizojmë përmes bashkëbisedimeve me prindërit.
Po i përmirësojmë kushtet në shkollat fillore komunale!


