Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, ka vlerësuar organizimin e pritjes shtetërore të Ambasadës së Shqipërisë në Shkup, me rastin e Festës së Pavarësisë dhe Ditës së Flamurit.
Në një deklaratë publike, Qehaja u shpreh se aktiviteti u zhvillua nën organizimin dinjitoz të Ambasadorit Denion Meidani, duke theksuar bashkëpunimin e shkëlqyer institucional mes dy vendeve.
“Nën organizimin dinjitoz të mikut tim, Ambasadorit Denion Meidani, në Shkup u organizua pritja shtetërore e Ambasadës së Shqipërisë. Vijon bashkëpunimi ynë i ngushtë institucional e vëllazëror në të gjitha nivelet”, ka shkruar Qehaja.
Ai publikoi edhe një foto çasti të realizuar në prag të ceremonisë festive, duke shënuar simbolikisht lidhjen mes Kosovës dhe Shqipërisë: 🇽🇰🤝🇦🇱.
Ceremonia është pjesë e aktiviteteve zyrtare përkujtimore për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.


