Emad Mehmeti
Pavarësisht çfarëdo gjykimi për të kaluarën e tij në BDI, një gjë është e pamohueshme: pa Izet Mexhitin nuk do të kishte VLEN. Në një kohë kur në BDI ai mund të mbante fuqi të madhe politike dhe pozita të rëndësishme, zgjodhi të largohej dhe të sfidoj veten e ish partinë e tij, duke kërkuar me ngulm bashkimin e opozitës së atëhershme.
Mexhiti shihet si lider i VLEN-it për disa arsye:
🛑 La qeverinë dhe sakrifikoi pushtetin për t’i hapur rrugë rotacionit politik;
🛑 Në zgjedhjet parlamentare “fali” shumë deputetë brenda VLEN-it, përskaj fuqisë së partive të tjera koalicionuese në terren;
🛑 Insistoi që të gjitha partitë opozitare të jenë bashkë me çdo kusht;
🛑 Doli sërish nga pozita qeveritare duke sakrifikuar tërë karrierën politike për ta fituar Çairin, me një kundërshtarë të fortë politik në garë;
🛑 Vazhdon të bëjë balansat brenda koalicionit për të mos u rrezikuar VLEN-i si tërësi.
Edhe pse vendimi për kryetarin e ardhshëm ju takon strukturave të VLEN-it, faktet flasin se pa Izet Mexhitin nuk do të kishte VLEN, as qeveri, e aq më pak rezultatin që u arrit në zgjedhjet lokale.
Aftësitë dhe metodat e tij të fitores, të ndërtuara që nga koha kur ishte në BDI, ndërsa edhe më të perfeksionuara i solli në VLEN dhe me to prodhoi një rezultat që askush, madje as brenda koalicionit nuk e kishte pritur.


