Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, në Klinikën për Veshkë në Shkup, ka ndërruar jetë një emigrant 41-vjeçar.
Sipas njoftimit të MPB-së, më 20 nëntor 2025, rreth mesnatës, L.Sh., emigrant 41-vjeçar, është sjellë për ndihmë mjekësore në Klinikën e Nefrologjisë pranë Kompleksit të Klinikave “Nëna Terezë” – Shkup. Ai ka ndërruar jetë më 21 nëntor 2025, në orën 06:48.
Trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi me urdhër të prokurorit publik.


