Pas gati tre javësh nga përfundimi i procesit zgjedhor, Këshilli i Komunës së Tetovës më në fund u konstituua. Vonesat erdhën si pasojë e mosmarrëveshjeve brenda koalicionit VLEN lidhur me përzgjedhjen e kryesuesit të këshillit.
Në ditën e fundit të afatit ligjor, pas verifikimit të mandateve, këshilli me 16 vota për dhe 11 kundër zgjodhi Jusuf Abdulin nga partia Alternativa (pjesë e koalicionit VLEN) si kryesues të ri.
Gjatë seancës u votuan gjithashtu edhe përbërjet e Komisionit për Emërime dhe Komisionit për Kurorëzime, duke i hapur rrugë funksionalizimit të plotë të këshillit komunal.


