Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar për ardhjen e mërgimtarëve në festat e fundvitit.Ai ka drejtaur disa akuza për (mos) puënën e Qeverisë Kurti.“Bisedoni e argumentoni mes vete, në familjet tuaja, dhe vendosni për të ardhmen”, ka shkruar ai.Postimi i plotë:
Të dashur mërgimtarë,Vëllezër e motra,Pushimet e ardhshme, që i bie të jenë për festat e fundvitit, përveç vizitave në familjet tuaja, do ta kemi një angazhim tjetër që pretendon ta kthejë Kosovën në binarët e normalitetit.Ne duam që Kosova e ëndrrave tona të jetësohet. Ne duam që vlera e lirisë të respektohet dhe të nderohen partnerët ndërkombëtarë në secilin nivel të sigurisë e të zhvillimit.Ne s’duam lëmoshë financiare prej 100 eurosh, që ministri e kryeministri t’ia vazhdojnë pushtetin vetes për një javë apo një muaj.Ne duam angazhim institucional, që familjet tona ta ndjejnë dorën e shtetit.Bisedoni e argumentoni mes vete, në familjet tuaja, dhe vendosni për të ardhmen.Ne kurrë s’kemi qenë të ndarë mes vete në familje. Malli për njëri-tjetrin na ka gërryer shpirtin, për ta ndërtuar sigurinë dhe jetën e begatë në familjet tona, para e pas luftës.Pastaj, dhatë për lirinë shumë, e bashkë e gëzuam rrugëtimin e ëndrrës që për të u sakrifikua shumë.Pa njëri-tjetrin nuk e kemi familjen, nuk e nderojmë vendin dhe nuk e sigurojmë të ardhmen.Mos e lejoni asnjë propagandë që e dëmton familjen.Besnik ndaj atdheut dhe kombit.
Data 14.03.2026
Aktuale
- Mexhiti takon ish-këshilltarin e administratës Trump, diskutohet bashkëpunimi ekonomik dhe energjetik
- Të shtëna me armë në Sarandë, kanoset një person! Autori u largua me “Audi Q7” drejt Borshit
- Mexhiti: Drunjtë e kampusit “Nënë Tereza” zhvendosen në parkun “Rilindja”
- Problem i madh nëse shfuqizohet Ligji për Gjuhët” – Paralajmërimi i fortë i Pendarovskit
- Privohen nga liria 21 shoferë për shkelje në komunikacion
- (VIDEO) Punëtorët në rrugë, kërkojnë paga më të larta dhe standard më të mirë jetese
- (VIDEO) Do të ndryshohen 8 ligje për mbrojtje më të fortë nga dhuna në familje
- Privohet nga liria një 15 vjeçar nga Xhepçishti , kërcënoi se do të vendosë bombë në shkollë


