E premtja në Las Vegas u shënua nga një ndërprerje e gjatë në sesionit të dytë të provave të lira për shkak të një mbulese pusete, e cila u kushtoi kohë të çmuar ekipeve dhe pilotëve. Jo të gjithë arritën të përfundonin një xhiro me gomën e butë, përfshirë Luis Hamilton.
Sidoqoftë, piloti i Ferrari është i kënaqur, duke ndjerë se makina SF-25 është përmirësuar ndjeshëm midis dy sesioneve të provave të lira dhe se nuk ka ndonjë ndryshim të madh që duhet të bëhet për nesër.
“Provat e lira të dyta ishin një seancë e mire përgatitore. Ne bëmë disa ndryshime të rëndësishme dhe makina është përmirësuar shumë krahasuar me session e parë. Edhe nëse rezultatet nuk e tregojnë këtë, ndihem mjaft i sigurt”, u shpreh 7 herë kampioni I botës në Formula 1.
“Ishte për të ardhur keq që nuk arrita të përfundoja një xhiro me gomën e butë dhe me problemin e mbulesës së pusetës, askush nuk ishte në gjendje të bënte ndonjë garë të gjatë. Mund të bjerë shi nesër dhe nëse kjo ndodh, pres një ditë shumë të ngarkuar, por kam një ndjenjë të mirë“, tha Hamilton.


