Kryeministri Hristijan Mickoski sot duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve tha se është e pranueshme përqindja prej 0,35 për qind e PBV-së të ndahet për gjyqtarët dhe prokurorët. Thotë se si shtet për sistemin juridik kemi ndarë më shumë se 75 për qind e vendeve-anëtare të BE-së.
“Jam duke e studiouar detajisht këtë periudhë këtë rast, duke përfsirë pjesën me buxhetin që ndahet për gjyqësor dhe për Prokurori. Madje edhe Komisioni i Venecies ka vërejtje për atë nen ku përcaktohet buxheti gjyqësor, praktikisht. Para disa ditëve kam dhënë analizë më gjithpërfshirëse për gjendjen në pjesën e financimit të sistemit juridik në Evropë. Dhe nga kjo analizë, e bërë dhe e financuar nga institucioni evropian – ai është Këshilli i Evropës, për të dhënat nga viti 2022, i publikuar në vitin 2024, kemi ardhur deri në konskluzionin se ne si shtet ndajmë para nga buxheti për sistemin gjyqësor më shumë se 75 për qind e vendeve-anëtare të BE-së. Ne ndajmë 0,39 për qind nga BPV-ja jonë që në vitin 2022, tani imagjinoni në vitin 2023 dhe 20224 BPV-ja është rritur më shumë sesa në vitin 2022. Franca është 0,2 për qind, ndërsa Gjermania 0,3 nga BPV-ja e tyre. Mesatarja evropiane mesatarisht është 0,3”, tha Mickoski.
Sipas kryeministrit, si shtet nuk mund të lejojmë rritje prej 1,3 për qind, nga të cilat 0,8 për gjykata dhe 0,5 për prokuror të BPV-së.
“Kjo do të ishte diku rreth 260 milionë dollarë në vit, kur ne nuk i kemi ato para. Nga ana tjetër, kërkohet konsolidim fiskal nga ne, sepse qeveria e mëparshme nuk bëri konsolidim fiskal dhe ne po konsolidohemi nga një deficit i lartë buxhetor prej pak më pak se 5 për qind këtë vit në nën 4 për qind, ndërsa vitin tjetër po përpiqemi të arrijmë 3,5 për qind dhe pse jo edhe nën 4 për qind deficit buxhetor. Kështu që, mendoj se 0,25 për qind është diçka që është e pranueshme për gjykatat dhe 0,1 për qind për prokurorët ose gjithsej 0,35 për qind e BPV-së sonë”, theksoi Mickoski.
Ai përsëriti se ka kryetarë të gjykatave që kanë të ardhura mujore prej rreth 180 mijë denarë, rreth tre mijë euro në muaj.
“Unë si kryeministër, paga ime me stazhin e viteve që e kam nga më parë është 155 mijë denarë, gati 2,5 mijë euro. Gjyqtarët nuk janë nën 100 mijë, Gjyqtari fillestar për shembull për Maqedoninë ka bruto pagë vjetore rreth 19 mijë e 134 euro. Në Slloveni është 34 mijë euro. Domethënë diku rreth 85 për qind më shumë në kushte kur BPV-ka e Sllovenisë është 350 për qind më e madhe se e jona, që është katër herë më shumë. Kështu që, ne do të bëjmë ligj, me të cilin do të lejojmë që planet më punësim, planet për avancim t’i miratojnë Këshilli gjyqësor dhe Këshilli i prokurorëve publikë, ndërsa ne le të na informojmë, ne nuk do të përzihemi. Si të duan, siç e mendojnë, ashtu le të bëjnë. Ne si Qeveri jemi përgjegjës para qytetarëve se për çka shpenzohen paratë”, thga Mickoski.
Kryeministri tha se “pak persona e kontaminojnë shumicën e madhe e njerëzve dhe prokurorëve të ndershëm”. “Ky është qëndrimi dhe jam i gatshëm politikisht që këtë ta paraqes atë për këtë situatë në të cilën do të kritikohem në raportet e ardhshme”, shtoi Mickoski në një deklaratë për mediat gjatë një vizite në Klinikën Universitare për Sëmundje Kirurgjikale “Shën Naumi i Ohrit” – Shkup.


