Të martën në seancë qeveritare do të vendoset për emrat e të besuarve të Qeverisë në katër komunat ku më 11 janar do të mbahen sërish zgjedhjet pasi më 19 tetor nuk u arrit censusi për daljen e një të tretës së votuesve në zgjedhje.
Ekzekutivi duhet të emërojë të besueshëm, në Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë, por edhe Mavrovë- Rostushë. Afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për kryetar për këto katër komuna mbaron më 11 dhjetor në mesnatë. Shorti për radhitjen e kandidatëve në fletat e votimit do të realizohet deri më 17 dhjetor.
Fushata zgjedhore fillon 20 ditë para ditës së zgjedhjeve, nga 22 dhjetori dhe zgjat deri më 9 janar në mesnatë.


