Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike kanë njoftuar se sasia më e madhe e reshjeve gjatë 24 orëve të fundit ka rënë në Lazaropole dhe në Kodër të Diellit, me nga 68, respektivisht 67 litra për metër katror. Kurse ndër vendet me më shumë reshje kanë qenë edhe Pozharanë, Tetova, Pretori, Hanet e Mavrovës, Krusheva, Kumanova, Manastiri dhe Shkupi.
Për shkak të reshjeve të mëdha, është vërejtur rritje e konsiderueshme e niveleve të ujit në disa lumenj të vendit. Rritja më e theksuar është matur në lumin Vardar në rrjedhën e sipërme, si dhe në lumenjtë Pena, Lepenec dhe në Pçinjë.
DREJTORIA PËR PUNË HIDROMETEOROLOGJIKE
“Niveli i ujit të Vardarit në Shkup gjithashtu është në rritje. Ekziston mundësia që trendi i rritjes të vazhdojë dhe për këtë arsye kërkohet ndjekje e kujdesshme e situates”.
Nga drejtoria theksojnë se përveç Vardarit dhe Pçinjës, nivele të larta janë regjistruar edhe në lumin Radika, ndërkaq rritje është vërejtur edhe në lumen Treskë. Gjithashtu sipas tyre rritje ka pothuajse në të gjitha rrjedhat ujore, ku më shqetësuese është situate në pjesën perëndimore të vendit, ku është e mundur intensifikim i mëtejshëm I rreshjeve të shiut.
Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të jenë të kujdesshëm gjatë lëvizjes pranë lumenjve dhe ujërave sipërfaqësore, pasi ekziston rrezik i veçantë pranë rrjedhës së sipërme të Vardarit dhe degëve të tij, pranë Lepenecit, si dhe pranë Radikës me degët e saj. Po ashtu rrezik shimë i lartë ekziston në shtratin e Pçinjës pasi pritet nivel jashtëzakonisht i lartë uji. /SHENJA/


