Pas publikimit të fotove në rrjetet sociale, ku shihej një sasi e madhe substance të bardhë të derdhur në rrugët e Shkupit, institucionet reaguan menjëherë. Qyteti konfirmoi se është identifikuar kompania përgjegjëse në komunën Gazi Babë, e cila kishte lëshuar shkumë kimike direkt në hapësirë publike, përcjell TV21. Inspektorët e Shkupit kryen kontroll të jashtëzakonshëm në bulevardin “Aleksandri i Maqedonisë”, ku konstatuan derdhje masive nga një kapak kanalizimi. Janë marrë mostra nga terreni dhe pajisjet e kompanisë, të cilat do të analizohen nesër. Kryetari Orce Gjorgjievski paralajmëroi masa të rënda ndëshkuese dhe theksoi se askush nuk ka të drejtë të rrezikojë shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin.
Data 14.03.2026
Aktuale
- Mickoski: Tragjedia në Koçan nuk duhet të mbetet pa përgjegjësi
- Mucunski: Forca e vërtetë e diplomacisë nuk matet vetëm nga marrëveshjet e arritura, por edhe me jetët njerëzore të shpëtuara
- LSDM: Mbi 200,000 punëtorë mezi mbulojnë nevojat bazë të jetesës, pagat duhet të rriten
- Kryetari i Haraçinës: Punojmë çdo ditë për një Haraçinë më të bukur, s’ka të ndalur
- Kalëroni kuajt tuaj në këtë stallë prej dheu
- SMS nga shteti – mesazh për përjashtim
- Real Madridi optimist për Haalandin, e dëshiron në verë
- VMRO-DPMNE: Prapa protestës së LSM-së për paga, po qëndrojnë njerëz të afërt me LSDM-në


