Kuvendi sot pasdite, në kuadër të seancës së 70-të, verifikoi mandatet e tre deputetëve të rinj: Aleksandra Nikollovska, Martin Stojanovski dhe Mito Andonov.
Stojanovski zë vendin e Igor Nikollovskit, i cili më herët kishte njoftuar Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve se nuk e pranon mandatin.
Tre deputetët e rinj do të zëvendësojnë Beti Stamenkoska-Trajkoska, Jane Micevski dhe Dejan Prodanoski, të cilët u zgjodhën kryetarë të komunave të Kisella Vodës, Sopishtës dhe Prilepit.


