Berat Buzhala komentoi zhvillimet rreth hetimeve për tenderin e Llogarasë dhe rolin e ministres Belinda Balluku, duke theksuar se projekti në fjalë ka qenë “shumë më i madh se një vendimmarrje ministrore” dhe se, sipas tij, në këtë proces ka ekzistuar hierarki e qartë vendimmarrjeje, pra personi kryesor është kryeministri Rama.
Buzhala tha se bëhet fjalë për një projekt kombëtar, duke nënvizuar se nuk mund të trajtohet si një tender i zakonshëm “xhepi”. Sipas tij, përmasat e projektit dhe lidhjet e forta të asaj kohe mes qeverisë shqiptare dhe Turqisë kanë ngritur dyshime për ndikime të jashtme.Duke sjellë shembuj nga Kosova, Buzhala përmendi kompanitë turke që kanë marrë projekte madhore si aeroporti, autostrada dhe distribucioni i energjisë. Ai theksoi se këto kompani shpesh i kanë siguruar kontratat me çmime shumë më të ulëta sesa vlera reale e aseteve.
Sipas tij, interesat e Ankarasë nuk lidhen me favore ndaj vendeve të Ballkanit, por me mbështetjen e oligarkëve të afërt me Presidentin Erdogan. “Turqia është çdo gjë tjetër përveç shembull i qeverisjes së mirë,” u shpreh ai.
Buzhala komentoi edhe akuzat ndaj Belinda Ballukut për ndërhyrje në procesin e tenderimit. Ai theksoi se gjitha këto vendime bëheshin brenda një hierarkie të plotë: “Pa dashur ta mbroj Belindën, por nëse ka hierarki, këtu ka ekzistuar.”
Ai rikujtoi anulimin e tenderit të parë, për të cilin drejtori i rrugëve dyshohet se ka ndërhyrë me arsyetimin “se mund të na kapin”. Në garën e parë, sipas Buzhalës, kanë marrë pjesë dy ose tre kompani turke, mes tyre edhe Limak, një kompani e lidhur me biznesmenë pranë qeverisë turke.
Buzhala:
Pak a shumë e kemi thënë këtë dhe në emisionin e fundit që kemi qenë. Ai projekti është aq i madh edhe nuk është prej këtyre projekteve xhepa që janë, domethënë që e kryen ministri, nuk din kryeministri, pra projekte të vogla, është projekt kombëtar, nacional. Edhe duke i ditur lidhjet e forta të Edi Ramës në atë kohë, sepse tash po më duket nuk janë më aq të forta qysh kanë qenë më herët me Turqinë, të gjitha indikacionet janë që kjo punë është kanë, nuk po du me thënë si Batoni, gjeostrategjik, mirëpo që ka pasur, si me thënë, një korrelacion…
Po, patjetër, po këto punë kryesore dhe në Kosovë kanë fituar turqit se… te Erdogani, çështja e Erdoganit është glorifikuar, domethënë edhe mediat kanë qenë nga pak, e kanë parë saktësisht këtë që e ka thënë edhe Batoni, njëfarë lloj gjeostrategjie po i japim tenderin Erdoganit sepse i kemi punët mirë me të. Në Kosovë e ka blerë distribucionin që ka vlerë 100 milionë euro, e kanë marrë me 23 milionë euro, domethënë ka qenë…
Kanë aeroportin, kanë marrë gjëra të mëdhaja, e kanë autostradën në anën tjetër, domethënë kanë marrë çdo gjë që kanë marrë me një çmim. Tash, a kanë qenë ato favore që i ka kërkuar sulltani, domethënë që kanë qenë, po nuk i ka kërkuar ato për me na kry punë neve, i ka kërkuar për me i rehatu oligarkët e vet që i ka atje. Domethënë Turqia është çdo gjë tjetër përveçse shembull i qeverisjes së mirë. Besoj që edhe kjo çështje është pak a shumë në këto frekuenca dhe çkado që, këtu në fakt Belinda, sipas meje, domethënë pa dashur me mbrojtë Belindën aspak, po nëse ka hierarki, këtu ka ekzistuar hierarkia, domethënë e plotë në mes shefit edhe punëtorës.
Hierarki në vendimmarrje, domethënë.


