Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka uruar Shqipërinë dhe kryeministrin e saj Edi Rama për hapjen e gjitha kapitujve për aderim në BE.
Ahmeti thotë se Maqedonia e Veriut dhe Kosova duhet t’i ndjekin hapat dhe të bashkëngjiten përkushtimit të Shqipërisë dhe Malit të Zi për tu integruar në BE me angazhiim konkret dhe tejkalim të sfidave.
“Arritje e jashtëzakonshme, një bravo e madhe për Shqipërinë, bravo Edi.
Vërtetë për shqiptarët, dielli lind në perendim.
Shqipëria arriti që për 12 muaj të hap të gjithë kapitujt negociues të ndarë në 6 grupëkapitujsh, që në vete përbën rekord mbresëlënës.
E ardhmja europiane është rruga e vetme për shqiptarët dhe për të gjithë të tjerët në Ballkanin perendimor.
Maqedonia e veriut dhe Kosova duhet të ndjekin hapat dhe ti bashkangjiten përkushtimit të Shqipërisë dhe të Malit të Zi për tu integruar në Bashkimin Europian me angazhim konkret në tejkalimin e sfidave para nesh.
Në këto kohëra dhe rrethana të vështira për kontinentin tonë dhe për botën, rruga jonë europiane dhe rreshtimi me Bashkimin Europian është përcaktimi më i sigurt për kombet tona dhe për rajonin”, ka shkruar Ahmeti, raporton SHENJA.
Data 17.11.2025
Aktuale
- Digjet autobusi në rrugën nga Meka në Medinë, vdesin 45 persona që kishin shkuar për të bërë Umra-n
- Mickoski për Koçanin: Qeveria do të bëjë gjithçka për të lehtësuar dhimbjen e familjarëve
- Maqedoni, kapet biznesmeni, ka vjedhur rrymë 6.000 euro
- Alarm i rrejshëm për bomba në dy shkolla të Tetovës
- Organizohet koncert i rëndësishëm në Tetovë me Kastriot Tushën dhe Ardian Trebickën
- Afrim Gashi: Zgjedhjet e përsëritura në Gostivar, Vrapçisht do të mbahen me 11 janar
- Ulja e taksave për fluturime: Një mundësi për biletat më të lira në 2026
- Atentati ku u vra Gentjan Bejtja në oborrin e banesës së tij, Prokuroria Tiranë kërkon 23 vite burg për autorin e dyshuar


