Në rajonin e Kharkivit, të paktën tre persona janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me raketa dhe dron.
Sulmet në rajonin verilindor goditën qytetin e Balakliias, shkruan Sky News.
Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës thotë: “Raketat goditën një lagje banimi të ndërtuar dendur. Sipas të dhënave paraprake, 3 persona u vranë dhe 13 të tjerë u plagosën, përfshirë 4 fëmijë.”
Disa shtëpi thuhet se janë dëmtuar nga sulmi.


