Sipas njoftimit të Auto Moto Bashkimit të Maqedonisë, qarkullimi rrugor në rrugët shtetërore këtë mëngjes po zhvillohet normalisht dhe pa pengesa, ndërsa pjesa më e madhe e akseve paraqiten me karrexhata të thata.
Nga të dhënat e publikuara, trafiku jashtë zonave urbane paraqitet me intensitet mesatar, ndërsa në pikat kufitare nuk janë evidentuar pritje të gjata për kalimin e kufirit.
AMSM rikujton drejtuesit e automjeteve se nga 15 nëntori ka hyrë në fuqi detyrimi ligjor për pajisje të dimrit në automjete, pavarësisht kushteve aktuale atmosferike.(INA)


