Dërgesat nga platformat si Temu dhe AliExpress me vlerë deri në 22 euro do të përfshihen tashmë në regjimin e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH). Me ndryshimet e reja ligjore, hiqet përjashtimi që deri tani lejonte importin pa TVSH të dërgesave të vogla për konsumatorët vendas.
Sipas rregullave të reja, përjashtim nga TVSH-ja do të ketë vetëm për pako jo-komerciale, të dërguara nga një person fizik te një tjetër, me vlerë që nuk kalon 22 euro.
Ky përjashtim nuk zbatohet për produkte si alkooli, parfumeria apo duhani.
Po ashtu, udhëtarët që sjellin sende personale ose mallra me vlerë të ulët për përdorim vetjak do të përfitojnë nga përjashtimi, përveç rasteve kur hyjnë disa herë në vend gjatë të njëjtës ditë.
“Arsyeja kryesore për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar është krijimi i një kornize më të qartë ligjore, parandalimi i keqpërdorimeve, kushtet më të drejta për bizneset, ndërsa ruhet mundësia që qytetarët të marrin dërgesa personale nga jashtë deri në 22 euro pa paguar TVSH, gjë që nga aspekti social ka rëndësi të madhe”, tha Nikollçe Jankullovski, zv/ministër i Financave


