Një burrë 50-vjeçar nga Kosova u rrah për vdekje me shkop bejsbolli të dielën në qytetin Annecy (Haute-Savoie) të Francës.
Një hetim për vrasje me dashje është hapur pas këtij rasti, tha policia për AFP.
Incidenti ndodhi rreth orës 13:30 të 9 nëntorit. Sipas policisë, viktima u godit në fytyrë nga një ose më shumë persona të cilët më pas ikën në këmbë.
Sipas raportimeve të mediave në Francë, burri rreth të pesëdhjetave u dërgua në spital para se ta ndërronte jetë si pasojë e plagëve të marra.
Hetimi, i hapur për vrasje me dashje i është besuar Divizionit të Krimit të Organizuar dhe të Specializuar (DCOS)./Periskopi/


