Në mëngjes moti i kthjellët dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -3 deri 5, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 14 deri 20 gradë.
Në Shkup, mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë veriore. Temperatura minimale do të bie deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 16 gradë.
Vijon periudhë e motit të qëndrueshëm dhe të thatë me mëngjese më të ftohta dhe me kushte për mjegull të mëngjesit nëpër disa lugina. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Temperaturat e ditës nuk do të pësojnë ndryshime të mëdha.


