Një grua është arrestuar në qytetin e Ferizajt nën dyshimet për veprën “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.
Rasti raportohet të ketë ndodhur më 5 nëntor, ndërsa sipas policisë bëhet fjalë për më shumë se një fëmijë.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që dyshohet se ka kryer vepren e lartcekur ndaj viktimave kosovarë”.
Poashtu, bëhet e ditur se njëri nga fëmijët ka pranuar tretman mjekësor.
“Njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjeksor, kurse me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”.


