Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu tha se nuk është befasuar me rezultatin e koalicionit VLEN në zgjedhjet lokale.
Ai tha se në këtë e ka ndihmuar edhe opozitat e cila sipas tij u dezorganizua dhe doli me narrative ku fliste për gjithçka përveç problemeve me të cilat qytetarët ballafaqohen.
Sa i përket zhvillimeve në komunën e Kërçovës dhe Bërvenicës, Aliu tha se qytetarët dhanë veridiktin e vet dhe në fund.
Aliu tha se në Bërvenicë Haqim Ramadani nuk u la i vetmuar.
“Jo nuk u la i vetmuar, nga fillimi si çdo kandidat që kemi patur në VLEN, struktura e organizimit politike, është e centralizuar, kemi patur shtabet qendrore dhe lokale, si kemi patur për të gjithë kandidatët kemi patur edhe atje. Në raundin e dytë vendosi që të hap shtabin dhe të mos ketë suport direkt pasi që dëshironte të jetë i hapur për të gjithë dhe ne e respektuam vendimin e kandidatit”, deklaroi Aliu në emisionin “Debat në Shenja”.
Azir Aliu tha se do të shqyrtojnë se çfarë strategjie dhe qasje do të kenë për dy komunat Gostivarin dhe Vrapçishtin ku dështuan zgjedhjet.
Data 21.02.2026
Aktuale
- Përleshje me armë zjarri në Tetovë
- Nikolloski: Problemi me transportuesit është lart në agjendën në Bruksel, pritet një zgjidhje së shpejti
- Bastisje në Reçicë të Vogël, gjenden armë dhe privohen nga liria dy persona
- Mela pret në takim Konsullin e Nderit të RMV-së në Bursa: Dibra synon bashkëpunim më të thellë me Turqinë
- VIDEO/ Protestuesit hedhin fishekzjarre në drejtim të policisë, forcat e rendit i kundërpërgjigjen me ujë me piper
- Tensione në protestën e opozitës në Shqipëri, hidhen molotovë e fishekzjarrë
- Andonovski: Internet publik falas në 64 komuna
- Perinski: Maqedonia dhe Hungaria po i forcojnë lidhjet në pjesën e zhvillimit rajonal dhe politikave të BE-së


