Për gjeneratat e reja, Millennials dhe Gen Z, të posedosh një shtëpi tënden duket si diçka e largët dhe e paarritshme, prandaj ata e shtyjnë blerjen e shtëpisë së parë dhe zgjedhin të jetojnë me qira ose të bashkëjetojnë me persona të afërt.
Arsyet janë të ndryshme – kulturore, pasiguri për të ardhurat e ardhshme, hezitimi, por ndonjëherë edhe për shkak të mungesës së fleksibilitetit nga institucionet financiare, të cilat nuk ofrojnë produkte kreditore të përshtatura për të rinjtë.
Pikërisht këtë e ka parashikuar UNIBanka, e cila si një bankë dinamike dhe moderne, ka sjellë në treg një kredi banimi të përshtatur me nevojat e të rinjve, me mjedisin dinamik dhe që ofron parashikueshmëri në procesin e shlyerjes. Kredia ka afat shlyerjeje 30 vjet, normë interesi prej 3.9% gjatë gjithë periudhës së shlyerjes, fikse për 12 vjet, pa shpenzime administrative dhe me vetëm 10% pjesëmarrje. Me përfshirjen e sigurimit të rrezikut, ekziston edhe mundësia për një normë interesi më të ulët.
UNIBanka ka krijuar një kredi në përputhje me udhëzimet e Bankës Popullore, për të krijuar zgjidhje kreditore të favorshme, të qasshme dhe të përshtatura për gjeneratat e reja.
Me këtë produkt të qasshëm, UNIBanka edhe një herë konfirmon se është një institucion financiar që kujdeset për të rinjtë dhe u mundëson atyre të arrijnë më shpejt dhe më lehtë deri te shtëpia e tyre.
Aplikimi është i thjeshtë, mund të bëhet edhe online dhe i gjithë procesi mund të përfundohet pa stres.
Jeta e pavarur sjell më shumë privatësi, ndjenjë të pavarësisë dhe një hapësirë personale që mund të formësohet sipas preferencave individuale – një themel për rritje personale, përgjegjësi dhe vetëbesim.
UNIBanka inkurajon gjeneratat e sotme të nisin drejt realizimit të qëllimeve të tyre dhe të arrijnë deri te shtëpia e tyre, sepse pikërisht kjo është rruga drejt stabilitetit dhe një vizioni të sigurt për të ardhmen.


