Po kërkohet zgjidhje për 550 punonjësit e filialit të kompanisë ruse “Lukoil” në Maqedoni, pasi ky gjigant energjetik vendosi të shesë asetet e tij jashtë vendit, pas sanksioneve ndaj naftës që vendosi Presidenti amerikan, përcjell TV21. Kreu i Komisionit Rregullator të Energjisë (KRRE), Marko Bislimoski, deklaroi sot se duhet t’i jepet një shans “Lukoil Maqedoni” dhe se kompania mund të furnizohet me derivatet e naftës edhe nga vende të tjera.
“Kam pasur një takim me përfaqësuesin e Lukoil Maqedoni, dhe ai do të marrë të gjitha masat që këta punonjës të mos mbeten pa punë. Pra, Lukoil mund të vazhdojë të operojë dhe të sigurojë derivatet e naftës. Deri tani, shumica e furnizimeve vinin nga Bullgaria, por kompania mund të furnizohet edhe nga vende të tjera. Pra, duhet t’i japim shansin që të vazhdojë të punojë, nuk është e nevojshme të furnizohet vetëm nga rafineritë ruse”, tha Bislimovski.
Në Maqedoni, “Lukoil” ka 40 pika karburanti dhe 10 depo./tv21.tv


