Deponia e Shkupit “Drisllsa, është në gjendje jashtëzakonisht të keqe dhe fuqishëm po angazhohemi që të transformohet duke ndjekur shembullin e qendrave të tjera moderne rajonale evropiane për të përpunuar dhe trajtimin e mbeturinave, tha sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.
Ai theksoi se Shkupi dhe komunat e tjera, në koordinim me Qeverinë, duhet ta adresojnë seriozisht çështjen e menaxhimit të mbeturinave.
“Jam i bindur se Shkupi, por edhe komunat e tjera në bashkëpunim me qeverinë, do të fillojnë të merren me mbeturinat në një mënyrë shumë më të mirë dhe më efikase. Deponia e Shkupit ‘Drisla’ është në një gjendje jashtëzakonisht të keqe dhe ne do të avokojmë fuqimisht për transformimin e saj duke ndjekur shembullin e qendrave moderne evropiane të trajtimit të mbeturinave”, theksoi Gjorgjievski.
Ai shtoi se një hap kyç është vendosja e një sistemi për përzgjedhjen e mbeturinave dhe përdorimi i tyre më efikas si lëndë e parë, duke theksuar se përvojat e Austrisë dhe vendeve të tjera evropiane mund të ndihmojnë ndjeshëm në përmirësimin e praktikave në Maqedoni.


