Struktura prej druri e një ure në ndërtim e sipër në provincën Diyarbakir të Turqisë është shembur.
Është nisur një operacion për të nxjerrë punëtorët e bllokuar nën rrënoja.
Katër punëtorë që u plagosën rëndë gjatë incidentit u dërguan në spital. Nga punëtorët e dërguar në spital dhe të nxjerrë nga rrënojat, tre vdiqën dhe dy u plagosën.
Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në zonë.


