VLEN shpreh mirënjohjen dhe krenarinë për fillimin e mandatit të ri të Izet Mexhitit, i cili mori zyrtarisht detyrën si Kryetar i Komunës së Çairit. Ky moment shënon rikthimin e një vizioni të provuar, të një udhëheqësi që e njeh Çairin në çdo rrugicë, në çdo sfidë dhe në çdo ëndërr të qytetarëve të tij.
Me përvojën e tij të pasur dhe me mbështetjen e fuqishme që mori nga qytetarët në zgjedhjet e fundit, Mexhiti po rikthehet aty ku filloi rrugëtimi i tij politik, në zemrën e Çairit, për ta udhëhequr me ndershmëri, përkushtim dhe transparencë.
Fitore e thellë dhe e padiskutueshme në Çair është dëshmia më e qartë e besimit të qytetarëve tek VLEN dhe tek vlerat që ajo përfaqëson: punë, dinjitet dhe zhvillim të drejtë. Kjo fitore është më shumë se një mandate, është një kontratë e re besimi midis qytetarëve dhe lidershipit që u ka qëndruar pranë gjithmonë.
VLEN vlerëson se me Izet Mexhitin në krye, Çairi po hyn në një periudhë të re zhvillimi e progresi, ku do të ketë më shumë projekte konkrete, më shumë investime, dhe mbi të gjitha një qeverisje që dëgjon, që vepron dhe që kujdeset për njerëzit.
Ky fillim i ri për Çairin është simbol i një epoke të re për gjithë vendin, epokë e transparencës, llogaridhënies dhe përkushtimit ndaj qytetarit.
VLEN e uron kryetarin Mexhiti për marrjen e detyrës dhe i shpreh mbështetjen e plotë në përmbushjen e misionit të tij: të ndërtojë një Çair të zhvilluar, dinjitoz dhe modern, Çairin që duam dhe që e meriton populli i tij. Nga Çairi fillon KOHA jonë, koha e ndryshimit që VLEN!
Data 21.02.2026
Aktuale
- VLEN: Korridori 8, projekti më madhështor i infrastrukturës në rajon merr formë konkrete
- Arbër Ademi: Incidentet pasojë e mosndëshkimit të atyre që nxisin urrejtje
- Në Shkup çmimi i banesave arrin deri në 3.000 euro për metër katror, pritet rritje e mëtejshme për shkak të investimeve të fondeve të huaja
- Shkoi në Itali si turist, 26-vjeçari shqiptar kapet në trafik kokaine! Droga iu gjet e fshehur në…
- Ali Ahmeti pjesë e Këshillit Organizues për Epopenë e UÇK-së
- “Më gjeni një rrugë të iki në shtëpi!” – E bllokuar prej orësh në juglindje, gruaja humb ndjenjat
- FOTO/ ARRSH e sugjeroi si rrugë alternative, “paralizohet” aksi Maliq- Gramsh! Radhë kilometrike automjetesh drejt Tiranës
- Mickoski: Nëse kompania ka paguar taksa jashtë vendit, qytetarët nuk kanë nevojë ta bëjnë këtë


