Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të mos hapin mesazhe elektronike në emër të drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, përcjell SHENJA.
Në njoftimin e MPB-së mes tjerash thuhet se, deri tek disa qytetarët, nga ana e disa personave të cilët rrejshëm paraqiten në emër të drejtorit të BSP-së, janë dërguar porosi të rrejshme për gjoja ndonjë hetim.
Në mesazhin jepen drejtime për 24 orë të shkohet në stacion policor ose të kthehet mejli, sepse, gjoja pranuesi është pjesë e hetimit penal për disa vepra, sic janë pornografi të fëmijëve, pedofili ose tregti me drogë.
MPB njofton se bëhet fjalë për mesazhe të rrejshme të cilët nuk janë dërguar nga ana e Byros për Siguri Publike.
“Këto mesazhe elektronike janë tentim klasik për manipulim ku qëllimi i mashtruesve është që të arrijnë deri tek të dhënat personale të qytetarëve me qëllim keqpërdorimin e mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.
Data 21.02.2026
Aktuale
- VLEN: Korridori 8, projekti më madhështor i infrastrukturës në rajon merr formë konkrete
- Arbër Ademi: Incidentet pasojë e mosndëshkimit të atyre që nxisin urrejtje
- Në Shkup çmimi i banesave arrin deri në 3.000 euro për metër katror, pritet rritje e mëtejshme për shkak të investimeve të fondeve të huaja
- Shkoi në Itali si turist, 26-vjeçari shqiptar kapet në trafik kokaine! Droga iu gjet e fshehur në…
- Ali Ahmeti pjesë e Këshillit Organizues për Epopenë e UÇK-së
- “Më gjeni një rrugë të iki në shtëpi!” – E bllokuar prej orësh në juglindje, gruaja humb ndjenjat
- FOTO/ ARRSH e sugjeroi si rrugë alternative, “paralizohet” aksi Maliq- Gramsh! Radhë kilometrike automjetesh drejt Tiranës
- Mickoski: Nëse kompania ka paguar taksa jashtë vendit, qytetarët nuk kanë nevojë ta bëjnë këtë


