Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se në Alanya të Turqisë ka pranuar Çmimin Global për Diplomaci nga Këshilli Global i Gazetarisë (GJC).
Çmimi iu dorëzua Gashit nga Mevlut Çavusoglu, deputet aktual dhe ish-ministër i Jashtëm i Turqisë. Gashi thekson se ky vlerësim është njohje për përkushtimin e Kuvendit në fuqizimin e diplomacisë parlamentare, transparencës dhe përgjegjshmërisë.
“Në Alanya, Turqi, në një ceremoni të jashtëzakonshme dhe atmosferë të ngrohtë miqësore, pata nderin të pranoj Çmimin Global për Diplomaci nga Këshilli Global i Gazetarisë (GJC). Ky vlerësim është një mirënjohje për përkushtimin tonë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të forcuar diplomacinë parlamentare, transparencën dhe llogaridhënien. Në një kohë kur zërat shpesh ngrihen më shumë se argumentet, dhe kur informacioni ndonjëherë humbet drejtësinë përballë shpejtësisë, ky çmim më kujton se diplomacia e vërtetë dhe puna e përgjegjshme ndërtohen mbi respekt, mirëkuptim dhe dialog të hapur.Jam thellësisht mirënjohës Këshillit Global të Gazetarisë, organizatorëve dhe jurisë për këtë nder të madh!”, shkroi Gashi në postimin e tij.
Data 28.12.2025
Aktuale
- “Pse kërkojnë ujë, të lahen me shampanjë”- Ina Zhupa denoncon kryebashkiaken Mersini pas protestës në Vlorë: Jetojnë në botë paralele me koncerte dhe ballo
- Numërohen mbi 61% vendvotimeve, VV-ja kalon mbi 50%
- Përfundon numërimi në katër komuna – LVV kryeson në tri prej tyre
- Rezultatet preliminare të zgjedhjeve 2025: LVV në epërsi, numërimi vazhdon
- LIVE – Rezultatet zyrtare nga KQZ
- VIDEOLAJM/ “Poshtë qeveria!”- Tre ditë pa ujë, qytetarët protestojnë në Teatrin ‘Petro Marko’! Prishin shfaqjen e Bashkisë së Vlorës
- Shpohen gomat e 32 veturave në një parking në Shkup
- Limani takim me banorët e Ravenit! “Dialog, bashkëpunim dhe vizion për të ardhmen”


