Partia Demokratike Shqiptare sot mban Kuvendin Qendror të partisë.
Imer Aliu nga PDSH tha e nuk kanë ftesë për tu bërë pjesë e qeverisë, mirëpo nëse një e tillë do të vinte, atëherë nuk do ta refuzonin.
“Jo, mirëpo ne në fakt nuk do ta refuzojmë ftesën. Dialog apo debati më saktë ne do ta zhvillojmë me secilin tash e tutje, përfshi edhe qeverinë. Mirë po, një gjë është e qartë, rendi i ditës i Partisë Demokratike Shqiptare dhe rendi i ditës i Qeverisë dhe partive në qeveri duket se është i ndryshëm, por sigurisht, ne do të debatojmë me të gjithë”, tha Aliu nga PDSH.
Ali tha se mes tjerash, Kuvendi i partisë sot ka formuar Trup Koordinativ që do të koordinojë aktivitetet e mëtutjeshme të partisë, teksa shtoi se nga zgjedhjet lokale, humbja e BDI-së nuk është tragjedi kombëtare.
“Janë bërë shumë premtime, tash është koha që të realizohen. Ne do të mbajmë përgjegjës sigurisht partinë shqiptare në pushtet, se ata kanë premtuar dhe sigurisht tash e tutje nuk kanë asnjë arsyetim që të mos-realizojnë. Ne si PDSH atë do të bëjmë, do të mbajmë përgjegjës ata që u kanë premtuar qytetarëve dhe që i kanë pozicionet tash e tutje në pushtetin lokal dhe qendror. Ajo që BDI ka humbur, nuk është tragjedi kombëtare”, theksoi mes tjerash Aliu.


