Agjencia për Kadastër të Patundshmërive njoftoi se ka marrë nota të larta dhe pozitive për punën e saj në raportin e fundit të Komisionit Evropian për përparimin e vendit në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Raporti, siç thuhet në kumtesë, ndër të tjera thotë se Drejtoria Kadastrale ka prezantuar shërbime të reja dixhitale për publikun, të cilat kanë ulur numrin e çështjeve të pazgjidhura me 20 përqind krahasuar me vitin 2024 dhe kanë ulur numrin total të çështjeve të pranuara për 10 përqind.
“Regjistrimi i tokës dhe patundshmërive ka përfunduar, ndërsa skanimi me lazer është zbatuar në nivel kombëtar, përcjell kadastri pjesën e Raportit të KE-së.
Drejtori i Agjencisë për Kadastër së Patundshmërive, Ivan Zhivkovski, theksoi në një deklaratë me shkrim se “ky vlerësim është një konfirmim i qasjes serioze, të përgjegjshme dhe efektive ndaj punës së institucionit”.
“Ky është një tregues i qartë se Agjencia për Kadastër po lëviz në drejtimin e duhur. Ne kemi dëshmuar se me punë të përkushtuar, rregull dhe profesionalizëm, mund të arrihen rezultate konkrete. Ende kemi shumë detyrime përpara, por ky vlerësim është një nxitje për të vazhduar me intensitet edhe më të madh”, tha drejtori Zhivkovski.


