Edhe pse është vetëm 17 vjeç, sulmuesi qendror Ylli Gashi luan me gjigantët e Bayern Munich U-19.
Në 6 prezenca të kampionatit për këtë grupmoshë, Gashi ka 3 gola dhe 1 asist, talent me premisa të mëdha për tu bërë yll botëror.
Legjenda e Shqipërisë, tashmë në pozitën e trajnerit të Kombëtares U-21, Alban Bushi është një admirues i lojtarit në fjalë.
Madje në një prononcim të fundit, Bushi ka ndërmarrë hapa konkret për të bindur Ylli Gashin, madje duke u shprehur se ai ka kontaktuar me personat që menaxhojnë talentin.
Aktualisht Gashi bën pjesë te Gjermania U-17.


