Partia në pushtet i ka kërkuar sot LSDM-së që të shkëpusë kërthizën, siç kanë thënë ata, nga dyshja “Zaev-Filipçe”. Sipas VMRO-së, udhëheqja aktuale e LSDM-së është duke e zhytur partinë e vet në humbje të njëpasnjëshme. VMRO thekson se Filipçe duhet të tërhiqet për t’i hapur rrugë një opozite më të fortë dhe më të besueshme.
VIKTORIA ANDONOSKA – VMRO-DPMNE
“Qeverisja e Filipçes dhe Zaevit me LSDM-në e çoi partinë drejt kolapsit, dhe për këtë dëshmon edhe rezultati i këtyre zgjedhjeve lokale, në të cilat LSDM fitoi vetëm 6 komuna, 126.000 vota dhe rreth 230 këshilltarë. Njëkohësisht, ajo humbi edhe bastionet e saj dikur të forta”


