Të ardhurat e përgjithshme nga taksa e pikëpagesave për nëntë muajt e parë të vitit arrijën 3.611.645.604 denarë, (58,725 milionë euro), informuan për MIA-n nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH).
Në shtator të këtij viti, qarkullimi në pikat e pagesës arriti në 401.971.971 denarë, ndërsa në muajt e verës kur frekuenca e automjeteve është më e lartë, në gusht u inkasuan 494.308.025 denarë, në korrik 469.811.647 dhe në qershor të këtij viti 399.325.680 denarë.
Më fitimprurëse është pikëpagesa Romanovc, ndërsa më të ulëta janë të ardhurat në Kadrifakovë.
Në shtator, qarkullimi nga taksat rrugore bazuar në faturat e lëshuara ETC arriti në 30.870.116 denarë, dhe përmes rimbushjes në internet (onlajn) 30.888.802 denarë. Arkëtimi përmes sistemit “Open Balkan” në shtator arriti në 10.486.530 denarë.
Nga NPRRSH thonë se pagesa elektronike ka arritur 35 për qind.
Në fazën përgatitore është projekti i paralajmëruar për plotësimin e MTag dhe Mkard dhe siç thonë nga NPRRSH, pritet në një të ardhme të afërt përmes personave juridik të fillojë shitja me pakicë e pajisjeve M-TAG në të gjithë vendin.


