Më së shumti shi në 24 orët e fundit ka rënë në Pozharane dhe Kodrën e Diellit, ndërsa më pak në Shtip dhe Kavadar.
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informon se në Pozharane dhe Kodrën e Diellit ka rënë 32 litra në një metër katror, në Hanet e Mavrovës dhe Krushevë 23, në Tetovë 21, në Pretor 20, në Lazaropole 14, në Gjevgjeli 1, në Manastir, Topollçan dhe Shkup-Zajçev Rid 6, në Gjurishte, Pozhar-Radovish 5, në Prilep, Veles, Shkup-Petrovec 4, dhe në Shtip dhe Kavadar një litër në metër katror.
Deri të martën sinoptikët paralajmërojnë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të shiut. Sot në disa vendet reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme (mbi 30l/m2 për 24 orë), të ndjekura me erë të përforcuar dhe paraqitje të bubullimave të rralla. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar nga drejtimi jugor, ndërsa përgjatë Vardarit, nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 12 deri në 17 gradë.


