Këtë pasdite në Koçan do të mbahet sërish, “Marshimi i Engjëjve”, për familjarët dhe të afërmit e atyre që vdiqën në zjarrin në diskotekën “Pulse”, 8 muaj më parë.
“Ky nuk është një protestë, por një marshim paqësor për një gjykim të drejtë, për të na kujtuar se pas çdo “numri” ka një emër, një jetë, një familje dhe dhimbje. Mesazhi ynë është i thjeshtë, por i thellë – për fëmijët tanë, për drejtësi të vërtetë, për një Maqedoni me ndërgjegje”, thonë prindërit.
Ata theksojnë se duan të tregojnë se kjo shoqëri nuk hesht përballë padrejtësisë dhe se ka një popull që nuk heq dorë nga e vërteta.
Më 19 nëntor, në sallën e gjyqit në burgun e Idrizovës fillon gjyqi për tragjedinë në Koçani.
34 persona do të ulen në bankën e të akuzuarve, të cilët do të mbahen përgjegjës për krime të rënda kundër sigurisë publike.
Në zjarrin e 16 marsit, 63 persona vdiqën dhe mbi 200 u plagosën.


