Kryeministri Hritijan Mickoski tha se pret që gjatë javës tjetër të ulet me partnerët e koalicionit dhe të caktojë emrat e personave që do të ushtrojnë detyrën e kryetarit të komunës në katër komuna, respektivisht në Gostivar, Vrapçishtë, Qendër Zhupë dhe Mavrovë dhe Rostushë, pas zgjedhjeve të pasuksesshme, përcjell TV21. Mickoski tha se pas njoftimit nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për mbarim të zgjedhjeve, qeveria ka afat 15 ditë që të caktojë ushtrues detyre në komunat ku nuk kishte census dhe ku dështuan zgjedhjet.
“Fillimisht duhet zyrtarisht KSHZ t’i përfundojë zgjedhjet, ta informojë qeverinë. Kjo pres të ndodhë javën tjetër. Dhe më pas qeveria ka afat 15 ditë të veprojë për këtë, pastaj ta informojë KSHZ-në dhe Kuvendin, që Kuvendi në afat të 60 ditëve të mbajë zgjedhje të reja në këto komuna ku ishin të pasuksesshme, dhe atëherë nuk ka më kusht censusi, ai censusi për dalje. Kështu që unë pres që gjatë javës së ardhshme kur t’i marrim të ulemi me partnerët e koalicionit dhe të propozojmë emrat që do të jenë të dërguarit e qeverisë në ata komuna ku nuk kishin sukses zgjedhjet”, tha Mickoski.
Data 28.01.2026
Aktuale
- Përfundoi mbledhja e Qeverisë, ja vendimet e fundit
- Mickoski nuk leshon pe për “Safe City”: Nëse duhet edhe Qeveria të bie, jam i përgatitur për këtë rrezik
- Andonovski: Deri në fund të vitit pres 20 deri në 30 shërbime të reja elektronike
- EMRAT/ Aksident tragjik në Rumani, dy shqiptarë mes viktimave të përplasjes së furgonit të tifozëve të PAOK-ut me një kamion
- Dy lëndë në Gjykatën Kushtetuese për “Safe City”
- Djegia e Kuranit në Gjakovë, reagon Bashkësia Islame
- “Dyshime për dalje fiktive nga burgu të Altin Ndocit në periudhën tetor 2025–janar 2026”- Zbardhet Raporti i SHKBB: Korruptohen drejtuesit për takime speciale
- LSDM: Mbështesim protestat për rritje të pagës minimale


