Shtatëdhjetë ndërmarrje komunale nga gjithsej 128 në Maqedoninë e Veriut po funksionojnë me humbje financiare, deklaroi German Filkov nga Qendra për Komunikime Qytetare, në emisionin “Top Tema”.
Sipas Filkovit, humbjet totale të këtyre ndërmarrjeve arrijnë në rreth 17 milionë euro, ndërsa detyrimet e papaguara dhe të prapambetura kapin shifrën e afërsisht 200 milionë eurove.
Ai deklaroi se kjo është edhe ndër arsyet kryesore pse nuk pastrohen mbeturinat nëpër qytete.


