Këshilltarët e VLEN-it në Qytetin e Shkupit sot kanë reaguar lidhur me ndarjen e vendimeve vetëm në gjuhën maqedonase.
“Certifikatat për mandatet e Këshilltarëve në Qytetin e Shkupit, të lëshuara vetëm në një gjuhë, janë rezultat i neglizhencës së udhëheqësisë së kaluar të Qytetit të Shkupit, koalicionit BDI–Levica-Danella, të cilët vazhdojnë të injorojnë zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Ne si Këshilltarë të VLEN-it kemi reaguar menjëherë, duke kërkuar që certifikatat të jenë në përputhje me ligjin dhe në dy gjuhë.
Pas reagimit tonë, KKZ ka pranuar kërkesën dhe nesër në ora 10:00 do të marrim certifikatat e reja në dygjuhësi. Respektimi i gjuhës shqipe është detyrim ligjor dhe vlerë e barazisë”, thuhet në reagimin e këshilltarëve të VLEN-it.


