Aleanca për Shqiptarët: Liderët e VLEN-it veprojnë përmes butonit nga Pallati i Bardhë Aleanca për Shqiptarët vlerëson se liderët e koalicionit VLEN po e humbin çdo grimë të pavarësisë politike, duke u shndërruar në zëdhënës dhe ekzekutorë të urdhrave që vijnë nga Pallati i Bardhë i Shkupit. Izet Mexhiti tashmë ka braktisur edhe kandidatin e vet në Bërvenicë, vetëm pse ai ua prish planet për nënshtrimin e shqiptarëve përmes VMRO-DPMNE-së dhe Hristijan Mickoskit. Ndërkohë, Bilall Kasami, që në Tiranë paraqitej si “shqiptari i madh”, në Shkup shfaqet si politikani i dëshiruar i Mickoskit, duke ndryshuar qëndrimet për 360 shkallë dhe duke relativizuar çdo qëndrim parimor që dikur e artikulonte me zë të lartë. Në anën tjetër, Zekirija Ibrahimi e ka shpikur një formulë të re për të arsyetuar humbjet në Kërçovë, kur deklaroi se “Etika është më e rëndësishme se Etnia” – një justifikim absurd që synon të arsyeton varësinë politike të VLEN-it ndaj VMRO-së, dhe votën për kandidatin e Mickoskit. Kjo është pasqyra reale e një koalicioni që nuk udhëhiqet nga idealet, por nga butonat që shtypen në Pallatin e Bardhë. Ata që dikur flisnin për dinjitet e përfaqësim, sot përulen para Mickoskit, ndërsa fitoren e Piros ua çendis VMRO-DPMNE dhe ua vulos me certifikata zgjedhore. Opozita shqiptare do të vazhdojë të mbrojë votën, dinjitetin dhe pavarësinë politike të shqiptarëve – pa tutorë dhe pa butona. Aleanca për Shqiptarët
Data 30.10.2025
Aktuale
- Sela ragon pas ndalesës nga forcat speciale: Krekosja e këtij pushteti nuk mund ti frikësojë struganët e as shqiptarët
- Revolucioni i këpucëve elektrike: Si Nike po transformon vrapimin dhe ecjen
- Ziadin Sela pjesë e Qeverisë? Mexhiti: Nuk e mohoj, tash është “përzi” skena politike
- Sela i reagon Mexhitit: “Unë JO pjesë e qeverisë dhe JO në krah të atyre që na duan të zhbëjnë të drejtat si popull
- VMRO-ja kërkon votën në Kërçovë – Jovanovski: Kam projekte për komunën
- Mexhiti: Ndoshta Bujar Osmani është “djegur” me qëllim në Çair që të mos jetë kandidat për kryetar të BDI-së
- Në Shkup shënohet 102-vjetori i themelimit të Republikës së Turqisë
- Mexhiti: VLEN fitues absolut i zgjedhjeve lokale, në rrethin e dytë do t’i fitojmë edhe komunat tjera


