Kompania Zegin dhe Fondaacioni Dr. Verica Mehandxhiska dje dhuruan pajisje mjekësore për repartin e mjekësisë fizikale dhe rehabilitimit në Spitalin Klinik “8 Shtatori” në Shkup, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për shëndetësinë maqedonase dhe duke treguar sërish shembull të përgjegjësisë shoqërore. Vlera totale e këtij donacioni të rëndësishëm është rreth 140.000 euro.
Bëhet fjalë për një dhomë hiperbare e cila do ta përmirësojë cilësinë e shërbimeve shëndetësore, veçanërisht në trajtimin e pacientëve me djegie, në trajtimin dhe shërimin e plagëve kronike që vështirë shërohen, të këmbës diabetike, si dhe për trajtime pas operacioneve, por edhe për sportistët në rast të lëndimeve sportive, për përmirësimin e performancës së tyre sportive. Pajisja do të jetë në dispozicion edhe për repartet e kirurgjisë plastike, pulmologjisë, dermatologjisë dhe repartet e tjera.
Shtesë, janë dhuruar edhe një pajisje e re klimatike, dy tavolina multifunksionale për rehabilitim fizik që përdoren për rehabilitim neurologjik, ortopedik, të fëmijëve, për persona me aftësi të kufizuara, për rehabilitim geriatrik, pas mjekësisë sportive, rehabilitim mendor etj., si dhe një tapet për vrapim.
Në projektin për dhomën hiperbare është punuar pesë muaj, ndërsa qëllimi përfundimtar është krijimi i kushteve më të mira për një shëndetësi më cilësore dhe më afër për të gjithë qytetarët që kanë nevojë për këto trajtime.




