Nga AKI në një reagim për media kanë thënë se Koalicioni VLEN vazhdon të bëjë atë që, sipas tyre di më së miri – mashtrimin.
“Duke u përpjekur të fshehë faktin e hidhur të fitores me votat e VMRO-DPMNE-së në Çair, Tetovë, Strugë, Dibër е kështu me radhë, ata tani shpifin se gjoja Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) mbështetet nga votat e Levicës.
I bëjmë me dije opinionit publik se është vetë Hristijan Mickoski ai që hapur i ka kërcënuar liderët e VLEN-it të kenë kujdes në veprimet dhe deklaratat e tyre politike. Madje, nënkryetari i VMRO-së, Aleksandër Nikollovski e tha qartë: “Bilall Kasami nuk duhet të turpërohet apo të ndihet në siklet që maqedonasit në Tetovë votuan për të në raundin e parë. Tani ai duhet t’u përgjigjet atyre njerëzve, sepse ata janë mbështetësit e tij”. Kjo tregon se kush i komandon dhe kush i dirigjon.
VLEN-i e ka shitur kauzën shqiptare prej kohësh – që në vitin 2024, kur pas disfatës në zgjedhje pranuan të bëhen vasalë të VMRO-së. E njëjta histori po përsëritet edhe tani, pas humbjes së zgjedhjeve të 19 tetorit, kur ata sërish i dorëzuan komunat me shumicë shqiptare në duart e Mickoskit dhe të partisë së tij.
Por kjo gjendje nuk do të zgjasë. Më 2 nëntor, shqiptarët do të flasin qartë dhe me dinjitet – do t’i thonë JO vasalëve të VMRO-së dhe Mickoskit, duke zgjedhur rrugën e dinjitetit dhe përfaqësimit të vërtetë politik.
E për pak desh harruam një pyetje që kërkon përgjigje të sinqertë: Pse hoqët dorë nga mbështetja e kandidatit Haqim Ramadani në Bërvenicë?”, thuhet në komunikatën e AKI-së.
Data 30.01.2026
Aktuale
- Bekim Qoku nga Strasburgu: Në Këshillin e Evropës u vulos një kapitull i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut
- Janevska: Aktualisht po punojmë sipas kallëzimeve për falsifikim diplomash, janë shqiptuar dënime
- Ambasada amerikane paralajmëron shqiptarët për rregullat e vizave
- Qumështi për bebe “Aptamil” me prani toksinash, AKU: Konsumatorët që e kanë blerë ta kthejnë në pikat e shitjes
- Plagoset rëndë me thikë shqiptari në qelitë greke, kush është 45-vjeçari me të shkuar të errët kriminale
- KESCO kërkon rritje 21.3% të çmimit të energjisë, Kurti thotë se qytetarët “pëlqejnë të kenë shumë nxehtë”
- Urdhër nga kompania mëmë! Pas dyshimeve se përmban toksina, bizneset shqiptare tërheqin nga tregu qumështin për foshnje “Aptamil”
- Husein Rizai: Në gjurmët e dijes dhe të ihsanit Hfz. Idirz ef. Idris


