Njoftim nga Ministria e Administratës Publike:
Nuk bëhet fjalë për Ligj të ri për përdorimin e gjuhëve, por për Ligjin për përfaqësim të drejtë i cili është dërguar për mendim në Komisionin e Venecias.
Lidhur me interpretimet e publikuara të deklaratës së ministrit të Administratës Publike, Goran Minçev, sqarojmë se në paraqitjen e tij në Ditarin e TV Sitel, ministri nuk mendonte për Ligj të ri për Përdorimin e Gjuhëve, por për Ligjin për përfaqësim të drejtë në sektorin publik, i cili është në fazat e fundit të përgatitjes dhe i është dërguar Komisionit të Venecias për mendim. Bëhet fjalë për lapsus, gabim teknik në shprehje, të cilin e transmetuan disa nga mediat. Kërkojmë ndjesë për gabimin që ndodhi dhe për çdo keqkuptim që mund të ketë lindur prej tij, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Administratës Publike, të cilën MIA e publikon në mënyrë integrale.
Ju faleminderit për mirëkuptimin.
Me respekt,
Kabineti i ministrit të Administratës


