Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe tha se në parti do të ketë ndryshime kadrovike pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.
Kjo, siç tha, ka të bëjë me rezultatin në zgjedhje në rrethin e parë, posaçërisht në disa komuna të Shkupit.
“Për mua gjatë një viti e gjysëm të kaluar, pas një humbje aq të rëndë vitin e kaluar, pas punës intensive, tani këto zgjedhje janë tregues për atë se si të sistemohemi dhe si të funksionojmë në periudhën e ardhshme, pasi qartë është se nevojitet, posaçërisht në ato komuna ku nuk e arritën rezultatin e dëshiruar, të vazhdojmë me punë intensive. Në atë kontekst, paralajmëroj ndryshime politike-kadrovike në udhëheqësinë pas zgjedhjeve, për çka do të informoheni”, tha Filipçe.
Filipçe tha edhe se janë përballur me presione para votimit, në komunat ku kanë kandidatë të tyre për kryetarë komunash, siç tha, në lloj të kontrolleve financiare, përmes qendrave për punë sociale, ofrimin e parave për vota dhe për tërë këtë i kanë informuar institucionet kompetente dhe për këtë kanë punuar në rrethana të rënda.


