Kryetari i ASH-së, Arben Taravari përmes një postimi ka shkruar se Isen Shabani ka fituar në zgjedhjet lokale në Vrapçisht duke fituar 88.13% të votave. Sipas Taravarit shumica garuan me konkurentë lokal, kandidatët e AKI-t kishin kundra shtetin dhe jashtë parashikimeve të tyre ne po fitojmë! Shihemi në raundin e dytë në Vrapçisht ku nuk ka më census, dhe Isen Shabani do të mund më në fund të festojë fitoren e tij që ky pushtet nuk po ia pranon dot!, përcjellë Top24
Isen Shabani ka fituar në Vrapçisht 88.13% të votave.
Kjo fitore e bën kryetarin me përqindjen më të lartë të votimit në të gjithë republikën deri tani.
Duke mos gjetur asnjë mënyrë të ndershme për garë të barabartë, ashtu si edhe në Gostivar, kundërshtarët (VMRO-VLEN) janë kujtuar që mund të manovrojnë me censusin!
Me lista të cilat papritur janë të shtuara ndjeshëm me njerëz që kanë të drejtë të votimi, por që çuditërisht rezultojnë të vdekur…censusi u bë një aventurë e pamundur!
Imagjinoni, në Vrapçisht ku Iseni doli fitues në mënyrë absolute, e pamundesuan censusin për 1800 vota!
Fenomeni Census me të cilin mbajnë peng fitoret e Gostivarit dhe Vrapçishtit do të hyjë në histori si strategjia më e dëshpëruar e një pushteti që përdor mekanizma të tillë.
Interesante është se ata e dinë se në Vrapçisht aq thellë ka fituar Isen Shabani sa sikur të gjitha këto 1800 vota t’ia jepnin konkurentit tjetër, prapë Iseni do ta fitonte me raportin 3:1.
Kjo sjellje nuk bën gjë tjetër veçse i bën fitoret e Valbon Limanit dhe Isen Shabanit më të rëndësishmet në këto zgjedhje.
Nëse shumica garuan me konkurentë lokal, kandidatët e AKI-t kishin kundra shtetin dhe jashtë parashikimeve të tyre ne po fitojmë!
Shihemi në raundin e dytë në Vrapçisht ku nuk ka më census, dhe Isen Shabani do të mund më në fund të festojë fitoren e tij që ky pushtet nuk po ia pranon dot!